BallinaAktualitetRikthimi në PS pas dënimit, Tahiri sfidon Ramën: S’e ka askush në...

Rikthimi në PS pas dënimit, Tahiri sfidon Ramën: S’e ka askush në dorë përveç meje

Në përfundim të deklaratës së tij, ku foli me tone të ashpra e i revoltuar, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj interesit të medias për një rikthim në të ardhmen në radhët e PS-së. Tahiri tha se e vetmja gjë me interes për të, është drejtësia, ndërsa garantoi se askush nuk e ka në dorë të karrierën e tij në politikë.

“Unë them që më shumë se lista e emrave, duhet t’ju shqetesojë fenomeni. Me emrat e di si zgjidhet, fenomeni është ai që më shqetëson më shumë. Sa për rikthimin tim në politikë ose jo, s’di pse e keqkuptoni në qeveri ose qeverisje s’d të thotë të kesh një karrige që të kthehesh me nje kontribut. S’e kam menduar këtë cështje tani. Do i shkoj deri në fund të vërtetës time. Sec cdo bëj me karrierën time se ka në dorë as partia as cdo individ brenda saj. Më lini t’i shkoj deri në fund të vërtetës time. Po të jeni të bindur se ka askush në dorë përvec meje.” u shpreh Tahiri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular