BallinaAktualitet‘Rama erdhi më parashutë’, ironia e Manjanit: Hajde mbaje propagandën tani!

‘Rama erdhi më parashutë’, ironia e Manjanit: Hajde mbaje propagandën tani!

Ish Ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar me një shenim në faqen e tij në facebook propagandën e pistë qeveritare që po zhvillohet pas termetit të frikshëm të një dite më parë. “Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për Neë York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.

Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë…”, shkruan Manjani.

Ja postimi i tij i plotë:

Hajde mbaje propagandën tani! “Dje kuptuam se kemi nevojë të rrimë me njëri-tjetrin”- propogandon Erion Veliaj.

Jo për besë, nuk kam nevojë hiç të rri me ty! Jam më i sigurtë, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me ty!

Po dje, më saktë mbrëmë vonë selinë e qeverisë e vizitoi vetë Kryeministri. Kishte kohë pa hyrë brënda. Në mbledhjen e qeverisë jo e jo.

Po mbrëmë arriti të shohë në të njëtën kohë ministrat e kabinetit.

Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për New York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.

Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë…

Pavarësisht, qeveria pati nderin të mblidhet nga vetë Kryeministri.

Sizmologu i rilindur do deklarojë sot se do binte një tërmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…

Duket si gallatë, por jo më çudi.

Nuk mbahen jo!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular