BallinaAktualitetSi në filma, trafikanti shqiptar i drogës "dhëmbë për dhëmbë" me policinë...

Si në filma, trafikanti shqiptar i drogës “dhëmbë për dhëmbë” me policinë greke

Një shqiptar ka tentuar t’i largohet policisë greke, duke përplasur me mjetin e tij disa automjete të policisë. Më pas ai ka zbritur nga mjeti dhe në tentativë për tu larguar është përplasur dhe fizikisht me ta.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni për goditjen e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria. Policia greke pikasi 3 automjete në Selanik, njëri prej të cilëve me targa shqiptare. Mjeti me drejtues shqiptarin 34-vjeç tentoi te largohej duke kryer manovra, e duke përplasur policinë.

Policia në fund arriti ta neutralizojë dhe arrestojë të riun. Brenda mjetit policia i gjeti 1 kg marijuanë, ndërsa gjatë kontrollit në baneës edhe 25 kg të tjera. Atij iu sekuestruan edhe 4 çanta që transportohej droga nga kufiri, 4 gram kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë.

Në pranga ranë dhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve, 44 dhe 50-vjeç.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular