BallinaKronikeFake News për tërmetin, Arta Marku i kërkon Prokurorisë së Tiranës vlerësimin...

Fake News për tërmetin, Arta Marku i kërkon Prokurorisë së Tiranës vlerësimin e menjëhershëm

Lajmi fals që nxorri në rrugë mbrëmjen e së dielës gjithë shqiptarët të trembur ndërkohë nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës shkon në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme. Kryeprokurorja Arta Marku ka kër kërkuar nisjen e vlerësimit ligjor nga Prokuroria e Tiranës.

Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se znj. Arta Marku kërkoi nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cenuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit.

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në rrjetet sociale se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, uniformat blu kanë shoqëruar në Polici dy gazetarë të dy portaleve, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, që shkaktuan panik te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.

“Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët”, shkruhet në deklaratën e Policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular