BallinaAktualitetFOTO/Kush është një nga 4 viktimat që humbën jetën në Elbasan, burri...

FOTO/Kush është një nga 4 viktimat që humbën jetën në Elbasan, burri saj u plagos rëndë

Qyteti i Elbasanit u trondit pasidten e sotme nga një aksident tragjik që ndodhi në Papër, ku katër femra humbën jetën. Faxweb.al raporton se nga aksidenti humbën jetën Lume Hoxha, 55 vjeçe, Jonida Kotorri, 30 vjeçe, Fatime Hoxha dhe Fetushe Agolli, 68 vjeçe.

Dy të tjerë mmbetën të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë ndërsa Faxweb.al mëson se ata janë drejtuesit e dy prej tre mjeteve të përfshira në aksident, përkatësisht Oltion Shehi dhe Xhimi Shehi ky i fundit shoferi i mjetit tip “Seat”.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se viktimat po shkonin në një funeral, pasi Fatime Hoxhës, i kishte vdekur burri në Tiranë. Fetushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze.

Vitkimë mbeti edhe Jonida Kotorri 30 vjeçe, mama e një djali, jetonte në Tiranë, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe bashkëshorti i saj Gëzim Kotorri, drejtuesi i mjetit.

Informacion paraprak
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K., mjeti me drejtues shtetasin O.Sh. dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular