BallinaAktualitetRama prezantohet me Kryeministrin e ri grek për negociatat, ja çfarë i...

Rama prezantohet me Kryeministrin e ri grek për negociatat, ja çfarë i kujton Mitzotaqis

Kryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me kryeministrin e ri të Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis. Ky është takimi i parë mes tyre që kur Mitzotaqis u zgjodh në krye të qeverisë.

“Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur” shkruan Rama.

Dy kryeministrat po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Mediat greke shkruajnë se marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve dhe vendimi i Brukselit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian në mbledhjen e Këshillit Europian në tetor, ka qenë në fokus të diskutimeve mes tyre.

Në veçanti, u diskutuan hapat që duhen ndërmarrë nga Shqipëria për të përmbushur kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e pakicës kombëtare greke.

Mitsotakis theksoi çështjen e vetëvendosjes dhe sigurimit të të drejtave pronësore të pakicës etnike greke në Shqipëri.

“Sipas burimeve qeveritare, zoti Rama shprehu gatishmërinë për të punuar me Greqinë për çështje me interes të veçantë për vendin tonë” shkruan Kathimerini.

Kryeministri grek theksoi se ishte në favor të perspektivave të pranimit të Ballkanit Perëndimor, me kusht që të përmbusheshin të gjitha kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Të dy kryeministrat ranë dakord të zhvillojnë një diskutim më të gjerë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, në margjinat e Samitit Euro-Arabik në Athinë në 29-30 tetor 2019.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular