BallinaKultureTelevizioni islandez gjobitet për shkak të flamurit të Palestinës në Eurovision

Televizioni islandez gjobitet për shkak të flamurit të Palestinës në Eurovision

EBU (European Broadcasting Union), me seli në Grand-Saconnix zviceran e ka gjobitur televizionin shtetëror të Islandës për shkak të bendit “Hatari”, i cili në Eurovizionin e 64-të në Tel Aviv e valoi flamurin e Palestinës.

Euronews ka raportuar se EBU e ka gjobitur televizionin për shkak të përfaqësuesit të Islandës i cili gjatë garës në Tel Aviv e ka shpalosur flamurin palestinez, raporton Anadolu.

EBU konsideron se kjo procedurë është në kundërshtim me rregullat që e ndalojnë shfaqjen e mesazheve politike.

Nga ana tjetër, portali Escxtra raportoi se EBU e ka gjobitur televizionin islandez me 5,000 euro, që është gjoba minimale e shqiptuar nga unioni, shkruan KOHA Ditore.

Anëtarët e bendit Hatari gjatë leximit të rezultateve të garës e shpalosën dhe valëvitën flamurin palestinez, gjë që provokoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Hatari përfundoi në vendin e dhjetë me 232 pikë, që ishte rezultati më i mirë i Islandës që nga viti 2009.

Në finalen e Eurovisionit të 64-të interpretuan përfaqësues të 26 vendeve, ndërsa fitoi Duncan Laurence nga Holanda, raporton Al Jazeera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular