BallinaLifestyleVdes i riu amerikan derisa i propozon martesë të dashurës nën ujë

Vdes i riu amerikan derisa i propozon martesë të dashurës nën ujë

Një grua i ka dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të saj në mënyrë të tmerrshme, pasi që i njëjti ishte zhytur nën ujë për t’i propozuar asaj në Tanzani.

Kenesha Antoine ka postuar një video në Facebook të të dashurit të saj, Steven Weber, duke notuar tek dritarja e dhomës së tyre nënujore në rezortin Manta në ishullin Pemba, Tanzani.“Nuk mund të them me një frymë se sa shumë të dua. Por gjithçka që dua për ty, i dua më shumë çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ajo, raporton “The Guardian”.

Në video, djaloshi nga Louisiana nxjerr letrën me mesazhin “A do të martohesh me mua?”, para se të nxjerrë kutinë me unazën e fejesës, transmeton Koha.net.

Antoine shkroi se Weberi “nuk arriti të dilte nga thellësia e ujit”.“S’ke për ta dëgjuar kurrë përgjigjen time, ‘Po! Po! Një milion herë, po’. S’patëm rast të shijonim dhe kremtonim fillimin e pjesës së mbetur të jetës së bashku, teksa dita më e mirë e jetëve tona u shndërrua në më të keqen, në formën më të tmerrshme të ndryshimit të fatit”.

“Do të provoj të gjej prehje në faktin se kemi kaluar përvojat më të mrekullueshme së bashku këtyre ditëve të fundit, dhe se të dy ishim shumë të lumtur në momentet tona të fundit së bashku”.

“Kudo që shpirti i Stevenit gjendet në univers… me siguri se është duke e argëtuar dikë me një tregim se si shkatërroi në mënyrën më ët tmerrshme propozimin dhe vdiq duke provuar të bëjë një hap tutje”.

Edhe rezorti turistik Manta ka konfirmuar përmes një komunikate se një mysafir i tyre ka vdekur. “Një mysafir ka vdekur tragjikisht gjatë zhytjes së lirë jashtë dhomës së tij nënujore. Aksidenti po hetohet nga policia lokale e Zanzibarit”.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta, mendimet dhe lutjet shkojnë tek e dashura e tij, familja dhe miqtë e prekur nga ky aksident tragjik”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular