BallinaSportBarcelona rikthehet te fitorja, por Messi i prish festën

Barcelona rikthehet te fitorja, por Messi i prish festën

Barcelona vuan, por në fund mposht 2-1 Villarealin dhe rikthehet te fitorja në La Liga, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve.

Në “Camp Nou”, Barça iu fal dy golave shumë të bukur të realizuar nga Griezmann me kokë nga një pozicion shumë i prirët dhe Arthur Melo me një goditje nga distanca në 15 minutat e para për të thyer nëndetësen e verdhë.

Në fundin e pjesës së parë Villareali u rikthye në ndeshje me kryeveprën e Santi Cazorlas që vitet e shumta mbi shpinë duket sikur po e rinojnë.

Megjithatë në pjesën e dytë Barça iu afrua në shumë raste golit të tretë por edhe mund ta kishte pësuar nga Villareali që gjithsesi u largua nga “Camp Nou” pa pikë, pavarësisht lojës së mirë.

Lajmi i keq për Barçën ishte dëmtimi i Messit që për probleme muskulare në fillim të pjesës së dytë i la vendin të rikthyerit Dembele që gjithashtu vinte nga një dëmtim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular