BallinaIntervistaEksperti i lartë i BE, Fouere: Në Shqipëri po minohet pavarësia e...

Eksperti i lartë i BE, Fouere: Në Shqipëri po minohet pavarësia e mediave

Ish-Përfaqësues special i Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe eksperti i Ballkanit Perëndimor, Erwan Fouere, në intervistën për “Shekullin”, thekon se pavarësia e mediave është e kërcënuar dhe se reforma në drejtësi e ka humbur vrullin e saj.

Afrimi i datës së mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Europain në lidhje me negociatat e Shqipërisë, ngre pikëpyetje të mëdha, nëse Shqipëria ka përmbushur apo jo kriteret për hapjen e negociatave. Ekspertë dhe politikanë të ndryshëm nga rajoni dhe Europa, kanë theksuar për gazetën “Shekulli”, se Shqipëria ka mangësi në finalizimin e kritereve të saj. Bundestagu i cili pritet të diskutojë përparimin e Shqipërisë këtë javë, është tepër skeptik për ecurinë e Shqipërisë. Erwan Fouere është ish i dërguar special i Bashkimit Europain për Maqedoninë e Veriut në vitin 2005. Fushat e tij të interesit janë Ballkani Perëndimor dhe ecuria e politikës së jashtme të Bashkimit Europain. Në intervistën për gazetën “Shekulli”, Z. Fouere thekson se Shqipëria e ka humbur vrullin e reformave të saj. Për sa i përket situatës së medieve, Z. Fouere shprehet i shqetësuar për tentativat për të minuar pavarësinë e medieve në Shqipëri. Sipas tij, një nga arsyet se pse Gjermania po luan një rol qendror në Shqipëri dhe në Ballkan, është për ti bërë presion Bashkimit Europian që të angazhohet më shumë për Ballkanin Perëndimor.

Z. Fouere, kriza politike në Shqipëri është në vazhdim. Si e shikoni këtë proces? Cilat janë sipas jush shqetësimet kryesore të Bashkimit Europian në lidhje me Shqipërinë?

Është shumë e trishtueshme të shihet situata politike që është përkeqësuar në Shqipëri. Pas një fillimi kaq premtues gjatë viteve të kaluara me reformat shumë të nevojshme, vendi duket se ka dalë nga shinat. Komisioni Europian vlerësoi Shqipërinë në raportet e saj për vitet 2018 dhe 2019 dhe mbi këtë bazë rekomandoi që të caktohet një datë për hapjen e negociatave të pranimit. Në funksion të zhvillimeve më të fundit, është në dyshim nëse një rekomandim i ngjashëm mund të bëhet me të njëjtin besim sot. Shqetësimet janë të shumta, dhe kanë të bëjnë me ritmin dhe cilësinë e reformave, si dhe me mosfunksionimin në rritje të institucioneve shtetërore. Procesi i verifikimit në drejtësi i cili fillimisht u vlerësua për tërësinë e tij, tani duket se ka humbur vrullin, ndërsa përpjekjet për të minuar pavarësinë e mediave kanë ngritur pyetje mbi shkallën e angazhimeve të vendit për reforma të vërteta dhe të pakthyeshme. E gjithë kjo është e ndërlikuar nga bojkotimi i vazhdueshëm i Parlamentit dhe dështimi për të instaluar ndonjë dialog efektiv politik. Faji qëndron te të gjitha partitë politike dhe liderët. Partitë e opozitës dhe refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në fillim të vitit ishte një tjetër shembull tipik i partive politike që ndjekin interesin e tyre të partisë në vend të interesave të vendit në tërësi. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka dëshmuar shumë bojkote të tilla parlamentare dhe zgjedhore. Kjo nënvizon mungesën e pjekurisë politike dhe dështimin për të promovuar një kulturë dialogu midis drejtuesve të partive politike. Shqipëria nuk përbën fatkeqësisht asnjë përjashtim. Derisa koha kur elita politike të kuptojë kuptimin e kompromisit dhe rëndësinë e gjetjes së konsensusit politik përmes dialogut, vendi nuk do të dalë nga kjo krizë. Është shoqëria në tërësi ajo që do të vuajë në fund.

Si e shikoni rolin e Gjermanisë në integrimin e Shqipërisë?

Gjermania vazhdon të luajë një rol kritik në Shqipëri dhe në rajon në tërësi. Kjo pasqyrohet në shumë raste, jo më pak tek iniciativa e Kancelares Merkel në vitin 2014 në fillimin e të ashtuquajturës “Procesi i Berlinit”, i cili i ka dhënë vrull të shtuar bashkëpunimit rajonal dhe mundësi të zgjeruara për liderët e vendeve dhe shoqërinë civile për të përmbushur dhe marrë vendime përfituese për rajonin. Përfshirja e shoqërisë civile në këtë kontekst është veçanërisht e rëndësishme, pasi shërben për të nënvizuar rolin që duhet t’u jepet aktorëve të shoqërisë civile në zhvillimin e politikave në nivelin lokal dhe kombëtar, si dhe për t’i mbajtur përgjegjës qeveritë dhe liderët politikë. Angazhimi pro aktiv i Gjermanisë gjithashtu bën presion mbi BE-në në tërësi për t’u angazhuar shumë më tepër në Ballkanin Perëndimor, një nevojë e njohur në dokumentin e strategjisë së Komisionit Evropian të botuar në shkurt 2018.

Pasi ka ndjekur një karrierë që përfshin 38 vjet me institucionet e BE-së, gjatë së cilës ai mori përgjegjësi të ndryshme si në Shtabin Qendror dhe më veçanërisht në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, Erwan Fouere është bashkuar me CEPS-in si një bashkëpunëtor i lartë shkencor. Zona e tij e kërkimit është në rolin e BE-së në Ballkan, që shihet nga këndvështrime të ndryshme (siguria dhe stabiliteti, zgjerimi, politika e brendshme), me një fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut. Më në përgjithësi, Eeëan Fouere gjithashtu do të vlerësojë ndikimin e Traktatit të Lisbonës në punën e BE-së, duke iu referuar në mënyrë specifike rolit të Përfaqësuesve të Posaçëm të BE-së. Para anëtarësimit në CEPS, emërimi më i fundit i Erwan Fouere ishte Përfaqësues Special i Kryesisë Irlandeze 2012 të OSBE-së, me përgjegjësi të veçantë për procesin e zgjidhjes në Transdniestrian. Erëan Fouere ishte i pari që mori përgjegjësitë e përbashkëta të Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Shef i Delegacionit në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, kur u emërua në këtë kapacitet të dyfishtë në Maqedoni (2005), ku ai shërbeu për pesë vjet deri në largimin nga institucionet e BE-së. Para kësaj, Erëan Fouere ishte Shefi i Delegacionit në Slloveni që çoi në pranim, kreu i parë i Delegacionit në Afrikën e Jugut (1994) dhe kreu i parë i Delegacioneve të KE-së në Meksikë dhe Kubë (1989). Ai ishte gjithashtu Zëvendës Shef i Delegacionit për Marrëdhëniet me Amerikën Latine me bazë në Karakas (1984). Në seli, ai punoi vazhdimisht në Konferencën mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSCE) dhe marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore, mbi marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e mjedisit dhe mbi marrëdhëniet e BE me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE ). Fouere ishte asistent i studimeve postdiplomike në Institutin Max Kohnstamm për Çështjet Evropiane (1970-72), dhe një Scholar Guest në Institutin Brookings (1983). Ai ka ligjëruar në disa universitete evropiane mbi Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, dhe ishte një kontribues i rregullt i Kursit të Mësimeve të BE-së për të Drejtat e Njeriut (2000-2010). /Erion Dervishi/Shekulli/

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular