BallinaPolitike"Kërkuam protesta, por na ndaloi Basha"/ Nard Ndoka zbardh mbledhjen e aleatëve

“Kërkuam protesta, por na ndaloi Basha”/ Nard Ndoka zbardh mbledhjen e aleatëve

Kreu i Demokristianëve Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Real Story”, deklaroi se aleatët opozitarë i kanë kërkuar Bashës protesta para 18 tetorit, por numri një i PD kishte thënë se duhet të pritet vendimi për negociatat.

Sipas tij, djegia e mandateve zgjoi ndërkombëtarët, e ndërsa kryedemokrati në këtë formë arriti një fitore të madhe, ajo e mbrojtjes së demokracisë.

“Ne si opozitë kemi arritur dekriminalizimin. Kjo ishte arritje e madhe. Dekriminalizimi nxori në pah se maxhoranca bashkëpunonte me kriminelët, dhe madje kriminelët dhe grupet kriminale erdhën në parlament.

  1. Basha dhe ne si opozitë dogjëm mandatet, dhe realisht ky veprim nxori në pah problemet që ka Shqipëria, që nga kriminalizimi i parlamentit deri te zgjedhjet që janë vjedhur.

Djegia e mandateve zgjoi ndërkombëtarët. Z. Basha arriti një fitore shumë të madhe, duke mbrojtur demokracinë.

Basha ka pasur qasje pro-europiane. Ne e dimë se Reforma Zgjedhore në këto kushte nuk zgjidh asgjë. Kriza është lidhja e politikës me krimin. Kjo është agjenda jonë.

Këto janë detyrat që opozita ka marrë në raport me publikun. Disa nga aleatët i kanë kërkuar Bashës protesta para 18 tetorit, por ai ka pasur një qasje tjetër, duke kërkuar pritjen e vendimit për negociatat. Rama sot është i vetmuar”, tha Nard Ndoka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular