BallinaAktualitetPas tërmetit, autoritetet evakuojnë banorët e një pallati te "Myslym Shyri"

Pas tërmetit, autoritetet evakuojnë banorët e një pallati te “Myslym Shyri”

Një pallat pranë rrugës Myslym Shyri në Tiranë kategorizohet, si një nga rastet emergjente pas tërmetit. Bëhet fjalë për një godinë te ndërtuar në vitet ‘60 ku lëkundjet e kanë bërë katin e fundit të tij, të rrezikshëm për të banuar. Grupet e inspektimit kanë mbërritur për të verifikuar situatën, çka detyron zhvendosjen e banorëve raporton Vizion Plus.

Janë 8 persona që banojnë në katin e fundit që sipas përfaqësuesve të pushtetit lokal, do të strehohen në qendrat e bashkisë, deri në riprojektimin dhe rikonstruksionin e godinës.

E zonja e shtëpisë Donika Kashari tregon momentet e panikut gjatë lëkundjeve, moment i cili do të mbetet gjatë në kujtesën e saj.

Sipas të dhënave raste të tilla ka në disa zona të Tiranës, ku si pasojë e amortizimit të godinave të vjetra, lëkundjet kanë shkaktuar dëme shqetësuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular