BallinaAktualitetBashkia Kamëz dhe Emergjencat Civile në ndihmë të familjeve të përmbytura

Bashkia Kamëz dhe Emergjencat Civile në ndihmë të familjeve të përmbytura

Reshjet e shumta të së hënës deri në të gdhirë të së martës shkaktuan përmbytje në Kamëz. Bashkia dhe Emergjencat Civile i paraprinë menjëherë situatës duke iu gjendur pranë banorëve dhe bërë të mundur që situata të kalonte me sa më pak dëme.
Në terren mbërritën menjëherë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe kryebashkiaku Rakip Suli duke u njohur nga afër me problematikën. Punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve u shpërndanë në secilën prej zonave ku ka përmbytje në ndihmë të qytetarëve.
Pas porosisë së kryetarit të Bashkisë Kamëz z.Suli, grupet e punës po monitorojnë prej së shtunës pa ndërprerje gjendjen si dhe po iu japin zgjidhje të gjitha ankesave. Kryebashkiaku Suli, iu bëri thirrje të gjithë banorëve të Kamzës të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e dëmtuar si pasojë e motit të keq të drejtohen tek stadiumi i qytetit ku janë instaluar çadrat, vend që  është kthyer në një qendër akomodimi dhe strehimi për ta.
Kryebashkiaku Suli, ministrja Manastirliu dhe deputeti Hysko ishin dje në qendrën e emergjencave në Kamëz. Ata u ofruan mbështetje me ndihmat e nevojshme familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe i siguruan që kanë kujdesin e tyre maksimal për riparimin e dëmeve.
Deri më tani në Kamëz kanë kërkuar ndihmë 300 familje të përmbytura. Grupet e punës gjenden në terren jo vetëm për t’i ndihmuar, por edhe dhënë zgjidhje pas evidentimit të çdo dëmi në terren.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular