BallinaAktualitetOpozita në tryezën për Reformën Zgjedhore: Damian Gjiknuri duhet të ishte në...

Opozita në tryezën për Reformën Zgjedhore: Damian Gjiknuri duhet të ishte në burg jo në Komision

Opozita mbështet zyrtarisht realizimin e reformës zgjedhore. Propozon ngritjen e një strukture të posaçme për reformën.

Përfaqësuesi i opozitës në konferencën për reformën zgjedhore të organizuar nga OSBE, Ivi Kaso, shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme. Kjo është pika e parë e qendrimit të opozitës, që po bëhet i njohur nga sekretari demokrat për çështjet zgjedhore. Opozita konsideron se personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi.

“Për këtë arsye-thuhet në qendrimin e opozitës së bashkuar,- reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Në qendrimin e saj zyrtar, opozita nuk e njeh legjitimitetin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Duke e cilësuar si një organ që nuk përfaqsëon vullnetin e qytetarëve, pasi ka dalë nga zgjedhjet e blera me krimin në 2017-ën, qendrimi i opozitës për mosnjohjen e këtij komisioni ëhstë i qartë: “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare”, thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës për reformën zgjedhore.

Propozimi i opozitës për zgjidhjen e këtij problemi është ngritja e një grupi të posaçëm për reformën, që përfaqëson drejt elektoratin shqiptar, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqssues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime”, thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore.

Ky qendrim ka në përbërje 5 çështje kryesore që opozita i shikon si një rrugë e mirë për të zgjidhur problemin e refomës zgjedhore, një nga kushtet kryesore për nisjen e negociatave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular