BallinaAktualitetReforma zgjedhore/Bylykbashi: Kriza zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme

Reforma zgjedhore/Bylykbashi: Kriza zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme

Reforma zgjedhore nuk e zgjidh krizën politike në vend. Kështu u shpreh në një intervistë për Ora News ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi. Sipas tij, kjo krizë zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Reforma zgjedhore nuk është zgjidhja e krizës politike. Krizën politike në fund fare e zgjidhin vetëm zgjedhjet parlamentare të bëra me garanci dhe bëjnë të mundur që shqiptarët të bëjnë rrotacion politik me votë”, deklaroi ish-kryeministri.

Sipas tij, opozitës i interesin reforma zgjedhore, por sipas Bylykbashit nuk ishte reforma zgjedhore pengesa për të zhvilluar zgjedhjet.

“Ne aty ishim për të dhënë edhe diçka tjetër, që nuk ishte reforma zgjedhore problemi për të cilin zgjedhjet nuk qe e mundur që të zhvilloheshin. ODIHR thotë që baza ligjore ishte e shëndoshë për të bërë zgjedhje demokratike, por mungoi vullneti politik. Kujt i mungoi vullneti politik kur bëri zgjedhjet pa patur parasysh interesin e zgjedhësve? Qeverisë, Edi Ramës”, u shpreh Bylykbashi.

Ish deputeti i PD hodhi poshtë zërat për një përçarje me LSI-në. Sipas tij, opozita është e bashkuar, ndërsa tha se largimi i Ramës është vetëm çështje kohe.

“Opozita është e bashkuar dhe nuk ekziston asnjë nga këto probleme që përpiqen të kapin analistët dhe gazetarët. Ne kemi qëndrimin e qartë në lidhje me reformën zgjedhore dhe në lidhje me të gjitha qëndrimet e tjera. Shqipëtarët përcaktojnë fituesit me votë të lirë dhe më këtë histori, Edi Rama e ka prerë biletën, është vetëm çështje kohe”, tha Oerd Bylykbashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular