BallinaAktualitetZbardhet e vërteta: Si sabotoi Rama që në qershor, zgjidhjen e krizës...

Zbardhet e vërteta: Si sabotoi Rama që në qershor, zgjidhjen e krizës me ndërmjetësinë e Gjermanisë

Deklaratat e Edi Ramës, përpara dhe menjëherë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, se ‘opozita e rrugës’ do të shkrihej dhe vendi do të ecte përpara me ata deputetë `renegatë` që po votojnë çdo gjë që ai çon në Kuvend, duket se nuk kanë qenë retorikë politike por një strategji e paramenduar.

Opozita e bashkuar ka qenë e gatshme për zgjidhjen e krizës me ndërmjetësinë e faktorëve të fuqishëm ndërkombëtarë të cilët janë treguar të gatshëm, por në fillim të muajit qershor kur gjithçka ka qenë gati, Rama ka refuzuar prerë. Mësohet se ‘kushtet’ që do të negocioheshin dhe që Edi Rama duhej ti pranonte pa asnjë kusht, kanë qenë pikërisht këto që vendosi ditën e djeshme Bundestagu gjerman.

Prapaskenën e sabotimit të qëllimshëm që Rama i ka bërë këtij pakti me synim kapjen, edhe të pushtetit lokal një muaj më vonë, e zbuloi sot kryetari i PD, Lulzim Basha.

Për herë të parë, ai i drejtoi sot një pyetje publike  Edi Ramës: Trego arsyet, se përse nuk ke pranuar ndërmjetësimin e ndërkombëtareve për të dalë nga kriza politike?!

‘As unë, as PD dhe as Opozita e Bashkuar nuk kanë qenë pengesë për dialogun politik për ti dhënë fund krizës.  Ne i kemi thënë po propozimit të partnerëve ndërkombëtare që më 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhje e krizës është Edi Rama se donte pushtetin lokal me proces monist antikushtetues. Ndaj ju lutem nëse mundeni bëjani këtë pyetje Ramës: Pse ka refuzuar ofertën e ndërkombëtareve për zgjidhjen e krizës?!’, zbuloi sot për herë të parë Basha, atë që ka ndodhur në fillim të muajit qershor.

Pavarësisht se nuk i specifikoi ‘partnerët ndërkombëtarë’, mësohet se oferta për Ramë dhe që është pranuar nga Basha dhe opozita e bashkuar ka ardhur pikërisht nga Gjermania, e cila dje ja futi dhe zyrtarizoi në dokumentin e Bundestagut si kushtet për vijimin e integrimit, për të cilat ka lënë edhe afat kohor.

Në atë kohë, me sa duket i inkurajuar edhe nga deklaratat e Ndihmës Zv. Sekretarit të Shtetit, Palmer, për të ecur përpara me procedurë për zhvillimin e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, pavarësisht edhe nga dekreti anulues i presidentit Meta, Rama mendoi se do realizonte deri në fund me planin e tij për një autokraci ‘demokratike’.

Pasi bëri pyetjen e mësipërme retorike për Ramën, Basha, deklaroi gjithashtu se është koha, që kryeministri të largohet, duke nënkuptuar se ai ka humbur të gjitha shanset si individ e faktor, të cilat i  janë ofruar edhe nga ndërkombëtarët, që në datën 9 qershor.

‘Tani është koha që ai ti kthejë mandatin qytetarëve dhe të vendosin ata se kush do të qeverisë, të vendosin ata nëse do t’i besojnë mandat tjetër apo do të mbështesin alternativën e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza dhe të Shqipërisë si gjithë Evropa. Një herë në jetën e tij Rama të vendosë vendin dhe fatin e Shqipërisë të parin dhe jo të tijin personal’, deklaroi kreu i PD gjatë bashkëbisedimit të sot me gazetarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular