BallinaAktualitetAkuza e fortë e Haradinajt/Kompania që i bën fushatën Vuçiçit, ka punuar...

Akuza e fortë e Haradinajt/Kompania që i bën fushatën Vuçiçit, ka punuar edhe për Ramën

Kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit,Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza të foprta në adresë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, e njëjta kompani që i bën fushatën presidentit serb, po i bën edhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Por ndërkohë, sipas kryetarit të AAK-së, e njëjta kompani ka bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama në Shqipëri

“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin, shkruan Insajderi.

Ai ka theksuar se PDK-ja nuk mund ta luftojë korrupsionin me këtë qasje.

Sipas tij, PDK ka ndikim në të gjitha bordet dhe institucionet e rëndësishme të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular