BallinaSportBarcelona në hall, zbulohet se sa do të mungojë Messi

Barcelona në hall, zbulohet se sa do të mungojë Messi

Lionel Messi po kalon një periudhë të vështirë pas rikthimit nga dëmtimi. Ai u rikthye si titullar në sfidën kundër Villarrealit, por nuk ia doli që të linte impakt dhe madje u dëmtua sërish. Trajneri Ernesto Valverde e zëvendësoi pas një pjese loje, pasi argjentinasi nuk ia doli dot. Messi duhet të ndalet për të pakten 3 javë. Rikthimi i tij pritet të ndodhë me datë 19 tetor, një mungesë shumë e madhe për klubin katalanas dhe trajnerin Valverde. “Pleshti” nuk ka zhvilluar një fazë të mirë përgatitore, ndërsa tani përballet dhe me probleme të tilla.

32-vjeçari ka filluar të ndjejë vitet mbi shpatulla dhe zërat për një largim nga Barcelona në fund të sezonit kanë nisur të shtohen. Epoka Ronaldo-Messi po venitet, ndërsa mund të ndihemi falenderues që e shijuam deri tani dhe shpresojmë t’i kemi sa më gjatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular