BallinaKronikePo punonte në ndërtesë, 40-vjeçari bie nga kati i dytë

Po punonte në ndërtesë, 40-vjeçari bie nga kati i dytë

Një 40-vjeçarë ka mbetur i plagosë ditën e sotme në Fier, pasi është rrëzuar nga kati i dytë i një ndërtese ku po punonte.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia”, ndërsa 40-vjeçari me inicialet D.M., është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi, D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular