BallinaSocialeAngazhimi i Diasporës Shkencore Shqiptare

Angazhimi i Diasporës Shkencore Shqiptare

Përfaqësuesit e Programit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për Diasporën “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” morën pjesë në takimin vjetor të 14-të të Institutit Alb-Shkenca me temë “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shqiptare”,  të mbajtur në Tiranë, më 27-28 shtator 2019, organizuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën dhe Fondi Kombëtar Shqiptar i Diasporës.

Zj. Manoela Lussi, Drejtuese e Programit të IOM për  Diasporën, vuri në dukje se janë më shumë se 1.4 milion shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të pranishëm në të gjithë botën, të cilët janë një mundësi e qenësishme dhe e pashfrytëzuar ende për Shqipërinë. “Kjo ngjarje e rëndësishme mbledh së bashku qindra përfaqësues të diasporës shkencore, personalitetet më aktivë dhe më të njohur shqiptare në mbarë botën, për të prezantuar arritjet më të fundit të studimeve të tyre. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të krijuar një mjedis që nxit dhe mbështet angazhimin e diasporës, duke shkëmbyer praktika të mira, përvojë dhe talente për të zhvilluar vendin e tyre”.

Aktiviteti u nda në panele të ndryshme tematike, me fokus arsimin, historiografinë, mjekësinë, drejtësinë, gjuhën dhe kulturën shqipe si dhe ekonominë e fusha të tjera të rëndësishme.

Përfaqësuesit e IOM theksuan gjatë aktivitetit rëndësinë e angazhimit të  profesionistëve të talentuar të Diasporës Shqiptare, duke paraqitur në vija të përgjithshme programin aktual të IOM për Diasporën, dhe më me hollësi një prej skemave të Fellowship-it, që po zbatohet aktualisht. Gjashte studiues të rinj (fellow), anëtarë të Diasporës Shqiptare, nën koordinimin e Departamentit të Arkitekturës të Universitetit të Firencës, Itali, janë duke zhvilluar një studim për zhvillimin territorial të komuniteteve lokale në tre zona të përzgjedhura të Shqipërisë: Vlorë (Zvërnec), Shkodër (Razëm) dhe Përmet (Bënjë & Leusë),  përmes valorizimit të trashëgimisë kulturore dhe burimeve natyrore të komuniteteve të lartpërmendura. Deri tani ata kanë përfunduar fazën analitike të territorit duke përdorur dixhitalizimin dhe ndërtimin e modeleve 3D, që do të finalizohet deri në fund të nëntorit dhe do të prezantohet publikisht përmes një ekspozite fotografike.

“Ky hulumtim është frymëzuar nga parimi relacional, ku secili objekt i trashëgimisë kulturore nuk duhet të shihet si i izoluar, por përkundrazi, si një realitet në marrëdhënie të fortë dhe të vazhdueshme me peizazhin dhe territorin përreth. Kjo pasqyron marrëdhëniet tona me atdheun tonë,” tha Zj. Kamela Guza një nga pjesëmarrëset në skemën e fellowship-it të Programit të IOM për Diasporën, gjatë prezantimit të saj.

  1. Endri Xhaferaj, Përfaqësues i Programit të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) nënvizoi që “ky program po mbështet talentet më të spikatura shqiptare për më të mirën e Shqipërisë, një mundësi e jashtëzakonshme për ta. Ky është programi më i madh i diasporës në Shqipëri, i cili kontribuon në forcimin e angazhimit të diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit”.

Programi “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, Agjencia e OKB për Migracionin, financohet nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS), në koordinim me  Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular