BallinaAktualitetIronia e mediave greke: Shqipëria zbrazet, qeveria kërkon emigrantë të huaj

Ironia e mediave greke: Shqipëria zbrazet, qeveria kërkon emigrantë të huaj

Shqetësimi i ngritur pak javë më parë i Ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, për mungesën e fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm të industrisë dhe thirrja për hapjen e tregut jashtë, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke.

Tribuna.gr shtron pyetjen: “Nëse ka punë pse shqiptarët nuk shkojnë në punë?”

Përgjigjen e jep po vetë. “Sepse asnjë person ambicioz nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri.Kjo është arsyeja pse 60% e qytetarëve të saj dëshirojnë ta lënë atë”.

Emigrantët e huaj kërkohen në Shqipëri

“Ministri i Bujqësisë tha se ka ardhur koha që Shqipëria të hapë tregun e punës për të huajt, pra emigrantët. Ajo që u njoftua nga ministri disa javë më parë, duket se do të përkthehet në një ligj të posaçëm.

Një projektligj i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe i asaj të Brendshme është shtruar për konsultim publik dhe parashikon ndër të tjera, disa ndërhyrje në legjislacionin që rregullon lejen e punës për të huajt.

Në këtë kontekst, ndryshimet e propozuara në lidhje me dispozitat që rregullojnë lejen e punës së të huajve, synojnë të reduktojnë periudhën kohore që duhet për të marrë një leje pune, duke unifikuar dhe reduktuar periudhën kohore gjatë këtij procesi që krijon përsëritje të procesit dhe nuk kontribuon në arritjen e qëllimit për të cilën është vendosur si afat.

Projektligji qartëson procedurën për të punuar në Republikën e Shqipërisë, duke përcaktuar qartë autoritetet përgjegjëse të përfshira dhe rolin e tyre në proces.

Ligji synon dhënien e përfitimeve për hyrjen në tregun e punës në vend, të shtetasve të BE-së dhe të zonës Shengen apo dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Sigurisht, e gjithë kjo është një propagandë që vjen nga shkolla e Luftës së Ftohtë. Kur Shqipëria ishte nën tiraninë komuniste, regjimi u thoshte shqiptarëve se jetonin në një parajsë komuniste dhe se në Greqi njerëzit ishin të uritur.

Kur kufijtë u hapën sigurisht, u shfaq edhe e vërteta. Tani ata thonë se po kërkojnë emigrantë, në një kohë që vetë shqiptarët po ushtrojnë presion për të emigruar në vendet e tjera të emigrantëve” përfundon komenti i Tribuna.gr.

Viza elektronike për të huajt

Të huajt që duan të punësohen në Shqipëri do të mund të marrin një vizë apo leje qëndrimi e punësimi online. Ministria e Brendshme ka vendosur që përmes ndryshimeve në ligjin për të huaj të lehtësojë procedurat e aplikimit të të huajve që duan të punojnë në Shqipëri.

Në relacionin shpjegues të projektligjit Ministria e Brendshme deklaron se çdo i huaj që ka marrë një herë vizë hyrëse në Shqipëri, për një periudhë kohe prej 59 muajsh, nuk do ketë më nevojë të paraqitet fizikisht në konsullatat për t’u pajisur me vizë por mund të pajiset elektronikisht.

Një nga arsyet se përse është futur kjo risi është edhe fakti se Shqipëria nuk mundet të përballojë kërkesat nga të gjitha shtetet për shkak se nuk i mbulon dot me konsullata e ambasada. Me implementimin e këtij sistemi të vizave synohet të reduktohet ndjeshëm koha e marrjes së shërbimit, pasi gjithçka do të jetë online dhe e aksesueshme nga të gjitha strukturat, për trajtimin e vizave.

Çfarë thonë statistikat

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka dhënë gjithsej 1,705 leje pune për të huajt, ku numri më i lartë i lëshuar është në Tiranë me 651 leje pune.

Vendet e origjinës në krye të listës me marrës të lejeve të punës përfshijnë Turqinë me 582 leje, pasuar nga Kina me 208 leje dhe Kolumbia me 85 leje.

Gjithashtu nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit bëhet e ditur se nga 1,705 leje pune gjithsej për të huajt, 245 e tyre u janë dhënë grave ndërsa 1,142 kanë qenë aplikime për herë të parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular