BallinaKronikeEmri+Foto/Ekstradohet nga Holanda pjestari e bandës së "Babagjyshërve"

Emri+Foto/Ekstradohet nga Holanda pjestari e bandës së “Babagjyshërve”

Ekstradohet nga Hollanda 33 vjeçari i dënuar me 30 vjet burg, pjestar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes me armë. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Fatmir Pjetri 33 vjeç, lindur në Pukë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura:

Shtetasi Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Disa nga episodet:

• Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;

• Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;

• Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;

• Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular