BallinaEkonomiDenoncimi i gazetarit/Çuçi tender 197 mln lekë për të mësuar fermerët si...

Denoncimi i gazetarit/Çuçi tender 197 mln lekë për të mësuar fermerët si të punojnë tokën

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar në rrjetin social Facebook, vjedhjen e radhës që po bën qeveria rilindëse. Sipas Tomorrit në muajin nëntor, Bled Çuçi, me profesion jurist, por ministër Bujqësie, do të organizojë një aktivitet me titullin ‘Shqiperia punon token’.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë fermerë dhe juristi Çuçi që nuk ka punuar tokë asnjëherë do u mësojë se si të punojnë tokën.

Denoncimi i plotë i gazetarit Klodian Tomorri:

Hajde baba te te tregoj arat.

Bemat e Rilindjes nuk rreshtin asnjehere se te mahnituri. Perla e radhes eshte e Bledi Cucit, ministrit te Bujqesise.

Muajin tjeter Ministria e Bujqesise do te zhvilloje nje aktivitet dy ditor me teme ‘Shqiperia punon token’.

Ky aktiviteti dy dite do t’u kushtoje qytetareve shqiptare 19.7 milione leke te reja ose 165 mije euro. Per dy dite. Se do hane keta, do pine verera te shtrenjta, gjera dhe do ti rruajne 165 mije euro aty.

Por kulmi i ironise eshte aktiviteti ne vetvete. Ministri i bujqesise me profesion jurist, bashke me keshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mesues dhe i fundit muzikant do mbledhin 50-60 fermere dhe do u mesojne si te punojne token. Dmth hajde baba te te tregoj arat. Ketu pjell mushka perfundimisht.

Si nuk doli nje here nje minister financash tja u prese duart ketyre zyrtareve te shtetit dhe administrates kur i fusin tek buxheti per keto traplliqet si ky aktiviteti. Si shushunja, per cdo gje sulm buxhetit.

Gjeni nje njeri me gershere ne dore nja tre muaj. Te beje vetem nje gje. Kush zgjat duart te buxheti fap, prerje gishtash. Vetem keshtu zene mend se nuk ndalen ndryshe.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular