BallinaAktualitetTërmetet/Xhafaj-qeverisë: Duhet të veprojmë sot, nesër do jetë vonë!

Tërmetet/Xhafaj-qeverisë: Duhet të veprojmë sot, nesër do jetë vonë!

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën e sotme plenare tha se shumë banorë janë të prekur nga tërmeti i 21 shtatorit, i cili la pas jo vetëm të plagosur, por edhe dëme të konsiderueshme materiale në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Ai kritikoi edhe opozitën, ndërsa shtoi se kjo e fundit shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore për të bërë politikë. Deputeti i Partisë Socialiste renditi masat që duhen marrë nga qeveria, me qëllim evitimin e pasojave të frikshme që mund të vijnë nga fatkeqësitë natyrore.

“Tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nuk mund t’i parashikojmë, por dëmet e mëdha mund t’i parandalojmë. Qeveria do t’i bënte një shërbim të mirë vendit nëse në reflektim të kësaj që përjetuam dhe nevojës për t’u përballur me to, të përgatiste dhe të bënte shumë shpejt publike një strategji të qartë reflektimi të shoqëruar me një plan serioz veprimi.

Më së paku, është domosdoshmëri nevoja për evidentimin shkencor të dëmeve, një hartë të re sizmike të vendit, ndërmarrja e një analize shkencore për të përcaktuar zonat problematike që sjellin risqe të mëdha nga tërmtetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme, rezervuarët, digat, urat. E kemi të domosdoshme për të ngritur apo përmirësuar institucionet shkencore të këtyre fushave.

Përmirësimin e rregullave të ndërtimit, kontrollin e ndërtimeve, përgjegjësitë ligjore për këtë, mungesën e hapësirës për gjendjen dhe veprimin e emergjencës për situata të tilla dhe miratimin e protokolleve në situata të tilla. Ky tërmet i mirë na paralajmëroi, ne duhet të veprojmë, nesër mund të jetë shumë vonë.”-theksoi Xhafaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular