BallinaKronikeEmri/Tronditet Lushnja, ekzekutohet me kallashnikov një 40-vjeçar

Emri/Tronditet Lushnja, ekzekutohet me kallashnikov një 40-vjeçar

Një 40-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Mësohet se viktima është Besmir Hida.

40-vjeçari ka qenë në një lokal kur është qëlluar me breshëri automatiku. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në gjithë qytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qenë në një makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular