BallinaKryesore“Jetojmë në kohë magjistarësh!”, zëdhënësi i Metës: Nuk lanë agjentë të UDB-së...

“Jetojmë në kohë magjistarësh!”, zëdhënësi i Metës: Nuk lanë agjentë të UDB-së pa nxjerrë për të sharë Presidentin

“Jetojmë në kohë magjistarësh”. Kështu shprehet zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, teksa iu përgjigjet të gjithë atyre që sulmuan Kreun e Shtetit referuar raportit paraprak të Komisionit të Venecias.

Në një postim në “Facebook”, z. Tedi Blushi shkruan se nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran për të sharë Presidentin dhe ‘mbrojtur’ Kushtetutën. Nuk lë pa përmendur edhe kokainën në oriz.

“Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.
Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.
Jetojmë në kohë magjistarësh!
Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.
Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!”, shkruan Blushi.

Tedi
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular