BallinaPolitikeKokëdhima: Të hetohet Edi Rama për 80 mijë dollarët e fotos me...

Kokëdhima: Të hetohet Edi Rama për 80 mijë dollarët e fotos me Obamën

Kreu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të nis hetimet për kryeministrin Edi Rama. Kërkesa e Kokëdhimës vjen pas publikimit të fakteve të reja të procesit gjyqësor në SHBA, ku rezulton se Edi Rama, në vitin 2012 ka paguar 80 mijë dollarë për të realizuar një foto me Presidentin e SHBA, Barak Obama.

Sipas vendimit të gjykatës amerikane, William Argeros një amerikan nga Florida ka paguar në emër të Edi Ramës 80 mijë dollarë. Këto para nuk figurojnë të deklaruara në Shqipëri. “Një gjykatë amerikane dënoi me 4 muaj heqje lirie 61-vjeçarin William Argeros, me akuzën se sajoi një kontribut të paligjshëm nga një shtetas i huaj, në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012. Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj që të japin kontribute për kandidatët federalë dhe shuma prej 80 mijë dollarësh u pagua në emër të Edi Ramës, i cili dëshironte një foto me z. Obama. Zyra e prokurorit amerikan tha se z. Argeros e organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017”,- thuhet në deklaratën e Kokëdhimës.

Koëdhima shprehet se për një skandal të tillë çdo kryeministër do të kishte dhënë dorëheqjen. “Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend perëndimor, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen përballë presionit qytetar, që nuk pranon abuzimin me taksat. Prandaj prokuroria të tregojë pavarësi duke nisur hetimet ndaj kryeministrit të vendit”,- shprehet Kokëdhima.

Kreu i Lëvizjes Zgjidhja shprehet se hetimet ndaj Edi Ramës duhet të kishin nisur dy vite më parë. “Partia ‘Zgjidhja’ nuk shpreson që Rama do t’i kërkojë falje shtetasit amerikan që do të vuajë dënimin me burg për fajin e tij. Por ajo i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet ndaj kryeministrit të Shqipërisë për përdorimin e fondeve të padeklaruara që të lobonte pranë administratës së Shtëpisë së Bardhë. Madje, kjo vepër korruptive duhet të ishte hetuar mëse dy vite më parë kur u vërtetua se Rama kishte paguar për një foto me presidentin amerikan”,- deklaron Koço Kokëdhima.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular