BallinaSocialeMyslimanët në fshatin Mali i Bardhë Kurbin, festojnë së bashku ditën e...

Myslimanët në fshatin Mali i Bardhë Kurbin, festojnë së bashku ditën e Shën Mëhillit

Malbardhi emrin nuk e ka marrë për shkak se dominohet apo ngrihet mes gurësh të bardhë siç mund të mendohet. Banorët tregojnë se ky emër ka mbetur pasi fshati ka patur gjithmonë në themel mikëpritjen e rrallë, bujarinë e besën, që siç ata thonë ja ka zbardhur faqen e në këtë rast edhe emrin këtij vendi. “Për mort e për dasma kemi detyrim gjithmonë ndaj njëri-tjetrit, si myslimani për katolikun, ashtu edhe katoliku për myslimanin”, thotë Ndue Lala , banor i këtij fshati, njeriu që. Ashtu te bashkuar, banoret u mblodhen vetem pak vite më parë për të ngritur këtë Kishë edhe pse fshati me 900 banorë llogaritet të këtë vetëm pesë shtëpi katolike. Pjesa tjetër është e besimit mysliman, por kjo nuk i ka ndarë, përkundrazi i ka lidhur më fort mes tyre, në respekt të besimit e të tolerancës se gjithësejcilit. “Po ngaqë janë pak i kemi respektuar dhe na kanë respektuar. E kemi pasur si traditë dhe vazhdojmë ta respektojmë”, ka shtuar Ndue Lala 70 vjeçari malbardhas i cili në shenjë repsketi ka shtruar dhe tryezwn pwr banorwt sipas traditës. : “Te dyja palet kemi punuar pa dallim për ndërtimin e Kishës 700 vjeçare, tek vendi ku jemi këtu tek Kisha e ka më afër lagjja e myslimanëve, dhe kjo harmoni na ka mbajtur gjithnjë të lidhur ngushtë ne banorëve malbardhas, një fakt që dëshmoj dhe tek përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së të cilët asistuan disa vite më parë dhe festuan me banorët. Në Malbardhë, janë treguar të gatshëm dhe katolikët që mbështetën myslimanët për ndërtimin e Xhamisë, aty ku fetuan ditën e Fiter Bajramit tok sëbashku. Edhe dasmat i bëjmë bashkë. Kur ata kanë dasma na thërrasin dhe ne gjithashtu. Nuk e kemi kuptuar se kush e ka bërë dasmën”,na thonë këta banorë të cilët kanë festuar ditën e shënuar të Shën Mhillit. Për ta tradita mbetet diçka e shenjtë që e kanë mbajtur dhe e mbajnë fort. Pa e humbur, pa e lënë në asnjë moment të shkojë apo te vdesë pa kaluar më parë tek më të rinjtë, brez pas brezi si një zinxhir i pafund. Harmonina fetare që shquhet në Malin i Bardhë Kurbin Myslimanë e të krishterë janë bashkë, ashtu siç duhet të jenë kudo sepse kjo ka qenë e duhet të jetë gjithmonë Shqipëria, e Malbardhi është ndoshta shembulli më i bukur i saj.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular