BallinaEkonomi“Përpjekje për të pastruar paratë e pista”, Dorian Teliti për letrën e...

“Përpjekje për të pastruar paratë e pista”, Dorian Teliti për letrën e Bashës ndaj bankave: Kontroll bizneseve të dyshimta

Kryetari i opozitës së bashkuar Lulzim Basha iu ka dërguar sot një letër bankave që operojnë në vend dhe Guvernatorit të Bankës se Shqipërisë  për të shprehur shqetësimin e opozitës se shumë aktorë, sipas tij,  pastrojnë shuma të mëdha parash nëpërmjet aktiviteteve të licensuara apo të kontrolluara nga sektori publik.

Në lidhje me këto letra që Basha iu ka dërguar bankave, shefi i Kabinetit të kryetarit të PD Dorian Teliti shprehet se ato janë dërguar për shkak të dyshimit se në këto banka pastrohen para si shkak i partneritetit privat –publik.

“Zoti Basha ka shprehur mbështetjen për çdo biznes që operon sipas legjislacionit të Shqipërisë. Nga ana tjetër, opozita ka ngritur dyshime për biznese që kanë aktivitet të dyshimtë. Ne jemi për të vënë dorë aty ku ka hije dyshimi. Opozita ka kërkuar zbatim të projektit për një pastrim të bankave, qëtë qarkullojnë para të pastra e jo të qarkullojnë para me afera korruptive. Dihet që aferat korruptive dëmtojnë e deformojnë edhe tregun.”, tha Teliti.

Dorian Teliti kujtoi se PD ka lajmëruar se kur opozita e bashkuar të vijë në pushtet, do të rishikohen të gjitha kontratat koncesionare dhe shkelësit do të japin llogari.

“Opozita ka dhënë mbështetje maksimale për çdo biznes të ndershëm që operon në vend. Ne besojmë se kontratat koncesionare të rrugëve Balldren dhe në Orikum janë korruptive. Ne jemi para faktit se ata kontrata koncesionare kanë marrë formë ligjore. Sipas specialistëve, këto kontarata do të anulohen sapo opozita të vijë në pushtet, me anë të ligjit anti-mafia. Kur të vijojmë në pushtet do të merren në shqyrtim të gjitha këto kontrata të dyshimta. Ne jemi parti e djathtë, mbështesim biznesin, por jo atë që është i dyshuar korruptiv. Pse është në ligj nuk do të thotë se është e drejtë. Kemi dy afera të dyshuara korruptive në Lezhë dhe në Orikum”, u shpreh Teliti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular