BallinaKronikeFOTO+EMRI/Shqiptari kapet me 1 mln paund drogë në banesë në Angli, tenton...

FOTO+EMRI/Shqiptari kapet me 1 mln paund drogë në banesë në Angli, tenton të arratiset, por…

Policia në Uest Yorkshire pranë një ndërtese në Halifax zbuloi një fermë të madhe kanabisi, e cila mund t’iu sillte fitime tregtarëve të drogës deri në 1 milionë paund.

Sapo ka mbërritur policia, një burrë shqiptar i quajtur Ditran Hoxha, 38 vjeç, i cili kishte mbjellë më shumë se 600 bimë në ambiente, tentoi që të ikë nga policia, duke u hedhur nga çatia e duke thyer këmbën, shkruajnë mediat angleze.

Gjyqtari në gjyq tha se veprimtaria kriminale e mbjelljes dhe trafikut të drogës ishte e mirë-menduar dhe në fund vendosi dënimin me 30 muaj burg të Hoxhës. Në gjyq u tha edhe se gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur rrënjë të kanabisit, që ndërkohë po rriteshin.

Oficerët në total kanë sekuestruar  621 bimë kanabis kurse kanë vënë re se ambientet ishin të pajisura me kanalë ventilimi dhe sisteme ngrohjeje. Pavarësisht përpjekjesh të Hoxhës për të ikur nga policia, oficerët e arrestuan atë pak më larg banesës.

Sipas vendimit të gjykatës britanike, Ditran Hoxha do të përballet me dëbim menjëherë pasi të përfundojë dënimin e caktuar në shtetin anglez. Gjykatësi i çështjes deklaroi se nëse droga do të rritej, më pas do ët shitej, do të fitoheshin prej saj afër 1 milionë paund. Gjyqtari mbajti parasysh faktin se Hoxha kishte shkuar në Angli për të ndihmuar familjen e tij në Shqipëri dhe ndaj vendosi dënimin më pak se 3 vjet burgim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular