BallinaAktualitetI mbuluar në gjak dhe me shenja plumbash në trup, si u...

I mbuluar në gjak dhe me shenja plumbash në trup, si u gjet 34-vjeçari në Mirditë

Një krim i rëndë ka tronditur sërish vendin, duke bërë që brenda dy ditësh të shënohen plot pesë viktima në vend. Pas ekzekutimit me kallashnikov të biznesmenit Besnik Hida, në Lushnjë, dhe vrasjes së trefishtë në familjen Dakuci, në fshatin Xibër të Klosit, sot është shënuar një tjetër vrasje.

34-vjeçari Eri Zefi është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Zallë Xhuxhë të Fanit, në Mirditë. Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë, që tronditi Mirditën. Viktima është gjetur nga banorët e zonës i mbuluar në gjak dhe me shenja plumbash në trup.

Banorët kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Ndërkohë, grupi hetimor vijon krehjen e zonës për të identifikuar dhe kapur autorët e këtij krimi, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular