BallinaSociale"Je në punë, apo s'mund të ndihmosh fëmijën për mësimet"?!. Ja zgjidhja,...

“Je në punë, apo s’mund të ndihmosh fëmijën për mësimet”?!. Ja zgjidhja, trokit në…

Viti i ri shkollor ka tre javë që ka nisur dhe ankthi i nxënësve dhe stresi i prindërve mbetet. Për ta sfida e edukimit dhe shkollimit të fëmijës nuk është thjesht dergimi në shkollë, porse ju nevojitet që dhe në shtëpi të mund t’i ndihmojnë për te përmbushur objektivin e ndihmës që mund tu jepet për mbarëvajtjen e mësimeve.

Për arsyje objektive një pjesë e konsiderueshme e prindëve e kanë të pamundur të mund të asistojnë fëmijët në mbarëvajtjen e mësimeve në shtëpi për detyrat që marrin nga mësuesit në shkollë. Një pjesë janë në një, apo dy punë, të tjerë nuk munden ta asistojnë fëmijët në bërjen e detyrave. E pavarësisht dëshirës rrethanat ia pamundësojnë prindërve mbushjen e këtij misioni dhe për pasojë shumë fëmijë shkojnë në shkollë të papërgatitur ku marrin dhe tërheqjen e vëmendjes nga mësuesit. Madje edhe në takimet me prindër janë mësuesit ata që apelojnë ndaj prindërve që tu qëndrojnë tek koka fëmijëve që të bëjnë detyrat. Në pamundësi për t’i ndihmuar fëmijët për mbarëvajtjen e mësimeve prindërit në Tiranë nuk kanë pse të shqetësohen, sot është e lehtë.  Zgjidhja është AEL, përmes  programit “Afterschool”.

Po çfarë ofron programi “Afterschool”?
Programi “Afterschool” është një i dedikuar vetëm për grupmoshat 7-11 vjeç, pra, periudha më e vështirë e mësimnxënies. Ky program ka si qëllim kryesor kryerjen e detyrave pas mësimit në mënyrën më argëtuese të mundëshme si dhe argëtimin nëpërmjet lojërave edukative dhe zhvilluese. Mësimi në mënyrë argëtuese është cilësuar nga psikologë të shumtë si mënyra më e mirë e nxënies sidomos për fëmijët nga klasa e I deri në të III.

Çfarë përfitimesh ka ky program?
Programi “Afterschool” në AEL synon të arrijë disa cilësi që i quan shumë të rëndësishme në zhvillimin psikologjik të fëmijëve. Me ndjekjen e këtij programi fëmija:
1. Krijon një ndjenjë të përkatësisë, pra çfarë është e tij dhe çfarë jo.
2. I ofron ndihmë dhe mbështetje emocionale
3. Përmirëson aftësitë shoqërore
4. Zgjidhja e ushtrimeve dhe detyrave në mënyrë argëtuese
5. Siguron aktivitete pasuruese dhe krijuese në të cilat ata mund të marrin pjesë
6. Ofron mbikqyrje të vazhdueshme në mbarëvajtje.
7. Ndihmon në zhvillimin e besimit në vete duke zbuluar pikat e tyre të forta dhe të dobëta dhe lobojmë në zhvillimin e këtyre të fundit.
8. Orar fleksibël, paradite dhe pasdite. Mundësi transporti dhe ushqim i siguruar.
Ambienti që ofron AEL është miqësor dhe i dashur dhe i ndihmon fëmijët të krijojnë marrëdhënie pozitive me bashkëmoshatarët. Ne jetojmë në një shoqëri që beson se fëmija ndonjëherë duhet lënë vetëm që të gjejë rrugën e tij, por si mund të lihet vetëm kur ai nuk ka gjetur ende një rrugë. AEL është këtu për këtë qëllim, të ndihmojë prindërit që fëmijët e tyre të gjejnë atë dhe të ecin në rrugën e duhur të mësimnxënies dhe argëtimit duke u rritur së bashku.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular