BallinaKronikePolicia vihet në ndjekje të 3 grave nga Tirana, pronari i biznesit...

Policia vihet në ndjekje të 3 grave nga Tirana, pronari i biznesit në Fier i “fundos”. Ja çfarë iu gjet në makinë

Kanë rënë në pranga tre femra nga Tirana, të cilat tentuan të vidhnin në një supermarket në Fier. Sipas policisë, të arrestuarat janë shtetaset me iniciale A.M, 28 vjeçe, .B, 41 vjeçe, Z.S, 55 vjeçe, të treja banuese në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetaseve u bë pasi kanë hyë si kliente në një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme.

 

Pas njoftimit nga pronari i minimarketit, në ndjekje të tyre shkoi patrulla e policisë e cila i kapi në tentativë për t’u larguar me automjetin e tyre.

Në cilësinë e provës materiele u sekuestruan stekat e paketave dhe automjeti me të cilin tentuan të largoheshin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular