BallinaKryesore"Rama në selinë e PD-së", Kryemadhi: Të plotësojë njëherë 5 kushtet e...

“Rama në selinë e PD-së”, Kryemadhi: Të plotësojë njëherë 5 kushtet e vendosura

Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi deklaroi për mediat se nëse kreu i qeverisë do të takohet më opozitën për Reformë Zgjedhore duhet të plotësoje 5 kushtet për të cilat tashmë opozita prêt një përgjigje.

Kryemadhi nënvizoi se platforma e opozitës së bashkuar që ka në tryezë edhe Rama, është e vetmja zgjidhje që nxjerr siç tha ajo vendin nga kriza.

Pyetje: PD propozoi një formulë ekstraparlamentare per reformën zgjedhore, ku do marre pjese përfaqësues nga PD, PS dhe te huaj…

Kryemadhi: E para s’është e vërtetë, është një strukturë strategjike, do te thotë një palë përfaqësues nga mazhoranca, një pale nga opozita dhe nga ndërkombëtarët që kanë qenë kryesorët që janë marrë me çështjet zgjedhore.

Por ajo që është propozuar është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut që janë shumë të rëndësishme kështu që e gjithë kjo strukturë me kushte e nënkushte, janë të domosdoshme që duan zgjidhje dhe është e vetmja platformë që nxjerr vendin nga kriza. Basha nuk përfaqëson PD, por përfaqëson opozitën.

Pyetje: PS e ka bere te qarte se nuk e pranon këtë strukturë, cili do jete qëndrimi juaj?

Kryemadhi: Ne do vazhdojnë në axhendën tonë kjo dmth që Rama ka qene përherë pengese dhe kundër dialogut, tregon se Rama ka problemin të ruajë kokën e tij, por tani problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza e ti japim shanset atyre që kanë ikur të kthehen në vendin e tyre, është më çështja çfarë thotë Rama, është si të nxjerrim vendin nga kriza.

Pyetje: Rama ka thënë se është i gatshëm të vij në PD për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Kryemadhi: Të vijë ai në PD, por në emër të opozitës ka 5 kushtet që ia kemi vënë, pastaj hajde flasim, se ai është humorist i devotshëm sidomos kohët e fundit që kemi mbet edhe pa humorist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular