BallinaAktualitetPolicia Shkencore po shembet. Vihet në dijeni Sandër Lleshi, s'ka asnjë reagim....

Policia Shkencore po shembet. Vihet në dijeni Sandër Lleshi, s’ka asnjë reagim. Në rrezik…

Pas lëkundjeve të forta të datave 21 dhe 22 shtator, të cilat goditën vendin tonë dhe veçanërisht rajonet e Durrësit dhe Tiranës, nisi edhe inspektimi i të gjithë godinave të dëmtuara.

Nga interesimi në Institutin e Ndërtimit në Tiranë, i cili kreu me specialistët e vetë një monitorim për të gjitha shtëpitë dhe godinat shtetërore të raportuara me probleme, për të përcaktuar edhe statusin e tyre. Mes ‘188 ndërtesa të plasaritura, 2 shkollave dhe 9 pallate’ siç raporto ministria e Mbrojtjes në atë kohë, Olta Xhaçka, na rezulton se në Tiranë një godinë e rëndësishme shtetërore ku punojnë 35 specialistë është në gjendje emergjence, të skajshme.

Bëhet fjalë për Drejtorinë e Policisë Shkencore, një godinë cila gjendet pranë Gardës së Republikës e cila prej më shumë se një viti ka kaluar si pronë nën juridiksionin e bashkisë së Tiranës, por ende nuk po merren masa për sistemimin në një ambient të ri.

Në datë 29 shtator Instituti i Ndërtimit pas inspektimit i ka dërguar një shkresë urgjente ministrisë së Brendshme, nëpërmjet të cilës tregon se është konstatuar që kjo godinë është goditur rëndë në strukturë dhe në themele.

Sipas konkluzioneve të firmosura nga vetë drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, inxhinier Agron Hysenlliu dhe inxhinier Gerti Çela, ky objekt merr statusin ‘i pabanueshëm’ dhe duhet të merren masa urgjente për evakuimin e personeli dhe të të gjithë mjeteve të punës.

Përveçse kësaj shkrese zyrtare  janë njoftuar gojarisht, edhe drejtuesit e lartë të ministrisë së Brendshme dhe posaçërisht sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca.

Por tashmë kanë kaluar 8 ditë nga kjo shkresë dhe ndërkohë që specialistët e fushës thonë se pllakat tektonike në Adriatik që shkaktuan valën e tërmeteve janë ende në stabilizim e sipër dhe rreziku ende nuk është larguar plotësisht, në drejtorinë e Policisë Shkencore personeli punon nën frikë dhe panik. Madje në Institutin e Ndërtimit na thonë se kjo godinë rrezikon shembjen edhe pa stimulim nga një tërmet i mundshëm, qoftë edhe i lehtë.

Përveçse jetëve njerëzore që janë në ‘fije të perit’ në atë godinë gjenden edhe të gjitha provat e organizatave kriminale dhe grupeve të trafikut të drogës që janë nën hetim, apo proces gjykimi. Gjithsesi alarmi më i madh është për jetët e oficerëve dhe specialistëve të kriminologjisë, gra e burra që janë të detyruar të punojnë nën kushte frike permanente.

Në kohën që me një VKM zona ky gjendet ky institucion, së bashku me një territor të madh të Gardës ju kalua bashkisë së Tiranës për ‘investim’, pra ngritjen e një kompleksi me kulla, punonjësve aty ju thanë rreth një vit më parë që të merrnin masat me paketimin e materialeve-prova, se ndërtesa do të shembej për ti hapur rrugë ndërtimeve. Por ndërkohë që kullave nuk ju ka ardhur radha por sot pas tërmetit ndërtesa rrezikon që të shembet edhe nën peshën e vet, askush nuk shqetësohet dhe nuk ndërhyn.

Në mbledhjen urgjente që kryeministri Rama bëri në mes të natës një ditë pas tërmetit të madh deklaroi live:

‘Duhet të presim një rakordim nga njësitë vendore pasi kanë kërkuar që çdo verifikim të bëhet jo bazuar tek vetëdeklarimet por tek inspektimet, që do jenë të dyfishta. Policia e Shtetit me një grup të Emergjencave Civile dhe me ekspertë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe institucioneve private me inxhinierë, dhe nga ana tjetër, njësitë vendore. Do të bëhet verifikim i plotë dhe shifra të sakta që përputhen jo të përafërta’

Pra ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ju ngarkua detyra, që të ndihmonte dhe akordonte masat, post tërmet, për ‘gjithë dynjanë’ por po rezulton se nuk ndihmojnë e shpëtojnë dot as Drejtorinë e Policisë Shkencore, që e kanë të tyren si dhe punonjësit që janë të detyruar që të shkojnë me zemër të dridhur çdo ditë në punë!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular