BallinaZgjedhje e editoritRealizoi një fustan nusërie me letra higjenike, shqiptarja fiton 10 mijë dollarë

Realizoi një fustan nusërie me letra higjenike, shqiptarja fiton 10 mijë dollarë

Një shqiptare ka fituar çmim të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për fustanin më të bukur të nusërisë të krijuar me letër higjienike. Mimoza Haska, banuese në Karolinën e Jugut, ka fituar në 15 vjetorin e “Annual Toilet Paper Wedding Dress” plot 10 mijë dollarë.Ajo ka rrëmbyer çmimin e parë me fustanin e quajtur “Celestial Rose”, që u krijua për 400 orë pune me 48 rrulonë letrash higjienike. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Mimoza ka rrëfyer për ndjekësit e saj se pasioni i të qendisurit i është kultivuar nga e ëma. Haska ka marrë pjesë në “Annual Toilet Paper Wedding Dress” shtatë herë, ndërsa vitin e kaluar ajo zuri vendin e tretë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular