BallinaKronikeBllokohen 1,8 milionë euro të falsifikuara, si u zbulua grupi i mashtruesve...

Bllokohen 1,8 milionë euro të falsifikuara, si u zbulua grupi i mashtruesve në Athinë

Policia e Athinës ka zbuluar 1.8 milionë euro të falsifikuara në ambientet e një dyqani, i cili përdorej për aktivitet të paligjshëm.

Policia theksoi se ka zbuluar mijëra fletë letre për prodhime për prerjet 50, 100, 200 dhe 500 euro, si dhe makina për llogaritjen e parave, detektorë të falsifikuar dhe kasaforta.

Punëtorët u zbuluan pas arrestimit të dy shtetasve të huaj në Patras më 1 tetor, kur ata kërkuan nga një biznesmen 50,000 euro në prerje prej 50 euro, me premtimin për t’i kthyer pas  110,000 euro. Policia greke vijon punën për zbardhjen e rastit, ndërsa aktualisht po hetohet për lidhje  të tjetra të dyshimta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular