BallinaAktualitetVideo/Rëndohet gjendja e 14-vjeçarit, familja e nis privatisht në Turqi, thirrje Ramës:...

Video/Rëndohet gjendja e 14-vjeçarit, familja e nis privatisht në Turqi, thirrje Ramës: Mendo si për djalin tënd

Pas pritjes së gjatë pa një përgjigje pozitive nga ministria e Shëndetësisë, familja Muca ka vendosur ta dërgojë privatisht për kurim djalin e saj të vogël që ndodhet në koma në një spital të Ankarasë. Familja fajëson ministrinë e Shëndetësisë që nuk ka bërë sa duhet për të sëmurin duke e zvarritur me disa muaj dërgimin e tij në Turqi ndërsa i lutet qytetarëve duke përfshirë edhe kryeministrin rama për ndihmë solidare.

Për kurimin e Renisit spitali i Ankarasë, me të cilin ka kontaktuar familja, kërkon minimilaisht 60 mijë euro për 4 muaj. Ndërkohë faturës së kripur i shtohet edhe kostoja e avionit sanitar.

I vetmi reagim i Ministrisë së Shëndetësisë është ai i zyrës së shtypit që në mënyrë të përsëritur deklaron se rasti i 14-vjeçarit po trajtohet me procedure te shpejtuar dhe të dhënat janë hedhur në sistemin e referimit drejtuar spitaleve turke me të cilat shteti shqiptarë ka një marrëveshje bashkëpunimi për patologji të rënda dhe shumë të rënda. Sipas ministrisë ngërci qëndron tek moskthimi i përgjigjes nga Turqia, që ende nuk e ka marrë përsipër trajtimin e të sëmurit.

 

14-vjecari Renis Muca ndodhet në gjendje kome që prej datës 17 korrik 2019. Djali u përplas teksa lëvizte me biçikletë në rrugën pas Muzeut Kombëtar. Fëmija u godit nga një mjet që ecte me shpejtësi të lartë, i cili drejtohej nga një 18-vjeçar. Policia e arkivoi rastin si shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular