BallinaKryesoreVrasja e 3-fishtë “shuan” familjen Dakuci në Klos, ja çfarë ka ndodhur....

Vrasja e 3-fishtë “shuan” familjen Dakuci në Klos, ja çfarë ka ndodhur….

Katër ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Xibër të Klosit, ku Sali Dakuci vrau vëllanë e tij, Kujtim Dakucin, dhe djalin e këtij të fundit, Flogert Dakuci, dhe më pas edhe veten e tij, pas sherrit për gardhin, dy familjet Dakuci kanë mbyllur dyert.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se dera e Liman Dakucit, babait të dy vëllezërve të vrarë, është mbyllur, pasi të moshuarit e kësaj familjeje kanë vendosur të shkojnë te vajza e tyre, që është e martuar në këtë Njësi Administrative.

Ndërkohë, bashkëshortja e autorit të krimit, Sali Dakucit, është kthyer te prindërit e saj, ashtu si dhe kunata e saj, e cila ka ardhur te prindërit në Tiranë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular