BallinaAktualitetParalajmërimi i ish-deputetit/ Nëse mazhoranca refuzon planin 5 pikësh të opozitës, rikthehemi...

Paralajmërimi i ish-deputetit/ Nëse mazhoranca refuzon planin 5 pikësh të opozitës, rikthehemi te…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës politike janë zgjedhjet.

Në një intervistë për Ora News, Boçi shprehet se plani 5-pikësh i opozitës është në funksion të zgjidhje.

“Një krizë politike në një demokraci  funksionale zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja politike. Zgjedhjet politike nuk kushtëzohen nga data fikse si kërkon ta interpetojë Rama, vite fikse apo kohëzgjatje fikse, por varen nga respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nga grisja e kontratës me qytetarët, matet nga suksesi dhe dështimi i një qeverisje. Meqenëse qeverisja ka dështuar në të gjitha planet e saj, kjo do të thotë që patjetër kërkohet një zgjidhje politike.Zgjedhjet nuk janë blasfemi as mallkimi i demokracisë por janë bekim i demokracisë. Zgjedhjet janë çelësi i artë i zgjidhjes së krizave të vazhdueshme. Platforma e PD këtë synon”, u shpreh ish deputeti.

Sipas Boçit, nëse mazhoranca refuzon këtë platformë, opozita e ka gati dhe planin B.

“Opozita nuk synon vetëm një rrugëdalje. Ne nuk e kemi dorëzuar protestën si opsion, mbetet aty. Dhe në rast se mazhoranca nuk reflekton dëshirën e qytetarëve, nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës, nuk respekton kushtet e faktorit ndërkombëtar atëherë dhe mënyra e reagimit të opozitës do të njohë përshkallëzime”, deklaroi Luçiano Boçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular