BallinaKryesoreSuksesi i avokatit shqiptar në Britani Naim Hasani s'ka të ndalur, kompania...

Suksesi i avokatit shqiptar në Britani Naim Hasani s’ka të ndalur, kompania e tij merr vlerësim Excellence – në shërbimet e Azilit dhe Emigracionit

Suksesi i avokatit shqiptar nw Britani Naim Hasani nuk ka të ndalur. Kompania e tij Oliver & Hasani vleresim Excellence nga Ministria e Britanike e drejtesise për sherbimet ligjore te azilit dhe emigracionit. Lajmi jepet nga vet avokati Naim Hasani nw statusin e tij në FB
Statusi i Naim Hasanit në FB
Kam kenaqesine tw konfirmoj se pas njw auditimi te gjere te ndermarre nga Agjensia Kombetare per Ndihmen Ligjore (Legal Aid Agency) dhe Ministria Britanike e Drejtesise gjate muajit Shtator 2019, kompania jone ligjore Oliver & Hasani Solicitors ka marre sot raportin perfundimtar per nivelin e cilesise ne sherbimit ligjore.
Bazuar perfundimet e ketij raporti, Oliver & Hasani Solicitors i eshte akorduar niveli Kategori e Pare – Excellence – ne sherbimet e Azilit dhe Emigracionit (Legal Aid).
Ky eshte padyshim nje lajm fantastic, ne vecanti per nje kompani te re qe ka vetem nje vit qe operon kontraten ligjore 5 vjecare (Legal Aid) te akorduar nga Ministria e Drejtesise Britanike qe nga 1 Shtatori I vitit 2018.
Akordimi i nivelit Kategori e Pare – Excellence, ndodh ne raste te rralla dhe ajo qe eshte me shume rendesi eshte se ky nivel per here te pare i akordohet nje kompanie ligjore te drejtuar nga nje avokat me origjine shqiptare.
Kjo me ben te ndjehem edhe me shume krenar per arritjet e jashtezakonshme dhe tashme te vleresuara zyrtarisht nga Ministria e Drejtesise Britanike.
Ne poziten time si drejtor Ekzekutiv i kompamise Oliver & Hasani Solicitors dua te shpreh mirenjohjen time per punen e palodhshme te stafit te kompanise tone, avokateve pergjegjes, avokateve assistente, ndihmes avokateve ne stervitje dhe punonjesve mbeshtetes per pasionin qe tregojne vazhdimisht per te perfaqesuar komunitetin e gjere ne Britani, ne ceshtjet e tyre te emigracionit, azilit, shtetesise Britanike, te drejtes publike e kushtetuese dhe ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave themelore te individeve me kombesi dhe prejardhje nga vende te ndryshme te botes, perfshi padyshim edhe bashkatdhetaret e mi shqiptare.
Ne jemi ketu per te ndihmura komunitetin me eksperitzen tone ligjore ne sherbim te garantimit te drejtesise dhe barazise para ligjit per te gjitha shteresat, perfshi ketu eshte ato te varfra, te cilet perfitojne sherbime te ndihmes ligjore (legal aid).
Me kete rast due te falenderoj Agensine Kombetare te Ndihmes Ligjore (Legal Aid Agency) dhe Ministrine Britanike te Drejtesise, per objektivitetin dhe papanshmerine e treguar gjate inspektimit dhe ne vleresimin korrekt dhe teresisht ligjor te cilesise se sherbimit dhe asistences se ofruar nga kompania jone Oliver & Hasani Solicitor.
KRENAR QE JAM SHQIPTAR

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular