Vetëm 20 vjeç/Bekim Basha është fitues i disa kupave dhe medaljeve argjendi në sportin e karatesë

0

Bekim Basha është 20-vjeç dhe  origjinen e largët e ka nga Plani bardhë-Mat. Familja e tij eshte zhvendpsur prej vitit 1901 në Tiranë, pra prej 118 vjetësh. Bekimi është lindur dhe jeton në Tiranë. Student i vitit të tretë, dega Juridik.

Ai ka fituar më shumë se 50 medalje ne sportin e bukur te karatese. Karateja është sport luftarak ne te cilin dominojnë lëvizje aciklike. Sipas principeve të caktuara, lëvizjet bëhen në të gjitha drejtimet me kundërshtare të paramenduar dhe real. Mbi një mije të goditura të ndryshme, blloqe, kombinime dhe lëvizje e pasurojnë këtë sport. Një mori lëvizjesh në karate ndërrohen në rrethana të reja të diktuara nga kundërshtari dhe duket qe Bekimi eshte mjaft i mire ne kete sport.

Medalje Argjëndi, Kupa e Botës junior, Umag-Kroaci 2016, vëndi pestë Kampionati Europian, junior Sofje-Bullgari 2017. Medajle Argjëndi Kampionati Ballkanik, Herceg Novi-Mali Zi- 2017.Vendi pestë Kampionati Ballkanil Senior Stamboll-Turqi 2018.

Ditet e fundit ka fituar vëndin e parë në Kupën e Kampionëve Karate,në Podgoricë. Me datën 6 Shtator në Tokio mundi 5-2 kampionin e lojrave panamerikane.

Në kampionatin Europian fitoi ndeshjen e parë dhe u eleminua nga kampioni botës dhe Europës Rafael Aghayev me rezultatin 1-3. Këtë vit ishte gjysmë finalist i Kampionatit Ballkanik.

Në Shqipëri 9 vjet rresht Kampion Kombëtar. Këtë vit fitues i vëndit të parë në Kupën e Republikës. Bekimi po pregatitemi për kampionatin kombëtar Shqiptar me 13 Tetor në Tiranë dhe atë Europian në muajin Shkurt 2020 në Budapest.

Bekimi stërvitet shpesh në Malin e Zi me trajnerin Zarko Rakoviç dhe ekipin “Omladinac” nga i cili kalon një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mësime profesionale nga trajneri.

Gjithe keto kupa e fitore per Bekimin sigurojne nje te ardhme te sigurt si kampion apsolut edhe ne ndeshje te tjera. Nje krenari jo vetem per origjinen e tij te larget Matin por per te gjithe Shqiperine. /Anduena SEFGJINI/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.