BallinaEkonomiAlbcontrol, tender 500 mijë euro për tu mësuar punonjësve Anglisht

Albcontrol, tender 500 mijë euro për tu mësuar punonjësve Anglisht

Kompania shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare ka planifikuar rreth 500 mijë euro vetëm për trajnim dhe mësimin e anglishtes për disa punonjës të saj. Shifra marramendëse për një objekt të tillë tenderi është publikuar në faqen zyrtare të agjencisë së prokurorimeve. 

Albcontrol, kompania shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë kërkon të shpenzojë afro 500 mijë euro vetëm për tu mësuar anglishten punonjësve.

Në dokumentacionin e tenderit të publikuar në faqen e agjensisë së prokurimit publik, ajo që bie në sy është shifra tejet e lartë për të justifikuar objekti i këtij tenderi, ku përfshihet edhe trajnimi dhe gjuha angleze për kandidatët për kontrollorë të trafikut ajror.

Janë rreth 45 milionë e 833 mijë lekë të rinj që janë vënë në dispozicion, të cilëve po tu shtosh edhe TVSH-në shkon në afro gjysëm milionë euro, që do të shpenzohen vetëm për 3 muaj.

Kursi duhet të fillojë ndërmjet muajve tetor-dhjetor 2019 dhe do të kryhet jo më pak se 8 javë dhe jo më shumë se 12 javë.

Nuk dihet sa është numri i punonjësve që do të përfshihen në këtë trajnim dhe mësim të anglishtes, por shuma e vënë në dispozicion është tronditëse, duke menduar edhe periudhën kohore të trajnimit.

Sipas dokumentacionit, në përfundim të kursit 3 mujor punonjësi duhet të jetë i aftë të përdorë metoda të ndryshme të ndarjes proceduriale për trafikun në ngritje dhe ulje apo të marrë, interpretojë e shpërndaje informacionin meteorologjik, të menaxhojë stresin nën trafik të rënduar dhe kompleks etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular