BallinaBotaAmbasada italiane në Tiranë, nderon dy policët e vrarë në Trieste

Ambasada italiane në Tiranë, nderon dy policët e vrarë në Trieste

Në ambientet e Ambasadës Italiane në Tiranë është organizuar një ceremoni nderimi në nder të dy policëve të rënë në krye të detyrës në Itali.

Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezuar sirenat e Policisë.

Ambasadori italian, Alberto Cutillo ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.

Dy policët Pierluigi Rotta, 34 vjeç dhe Matteo De Menego 30 vjeç humbën jetën pasditen e 4 tetorit 2019, në një komisariat policie në qendër të qytetit të Triestes.

Dy punonjësit e policisë u ekzekutuan nga 2 emigrantë vëllezër latino-amerikanë nga Republika Domenikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular