BallinaAktualitetAlbin Kurti flet për Edi Ramën pas acarimit të marrëdhënieve midis tyre:...

Albin Kurti flet për Edi Ramën pas acarimit të marrëdhënieve midis tyre: Unë besoj do te…

Në një intervistë për Top Channel, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Kohët e fundit marrëdhëniet mes tyre kanë qenë mjaft të acaruara sidomos pas grevës së studenteve dhjetorin e vitit të shkuar kur Kurti doli hapur kundër qeverisë së Tiranës.

“Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.

Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve.

Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve edhe vullneti im është për këtë gjë”, tha Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular