BallinaAktualitetHedhja nga kati i 6-të/ Debati me partneren, portierit Teqja iu gjetën...

Hedhja nga kati i 6-të/ Debati me partneren, portierit Teqja iu gjetën bizhuteri të arta në duar

Pas ndeshjes Partizani-Teuta 1-1, të luajtur dje në “Selman Stërmasi”, futbollisti i Partizanit mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren, me të cilën dyshohet se ka pasur një debat.

Burime nga klubi bëjnë me dije se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina.

Burimet bëjnë me dije se portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

Ndërkohë, partnerja e tij ka qenë ende duke parkuar automjetin dhe nuk ka shkuar me të drejt banesës. Burime të besueshme pranë ngjarjes bëjnë me dije se partnerja e Teqjes ka qenë dëshmitarja e parë poshtë pallatit kur lojtari është hedhur nga kati i gjashtë.

Policia e ka raportuar ngjarjen si vetëhedhje të portierit. Sipas “Top Channel”, Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku ai banonte dhe arsyeja kryesore dyshohet për një zënkë me të fejuarën e tij, pasi në momentin e rënies ai ka pasur në duar disa bizhuteri të arta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular