BallinaKronikeMe plagë në kokë, i riu në luftë me jetën në spital....

Me plagë në kokë, i riu në luftë me jetën në spital. Policia jep detajet

Ndodhet ne gjendje jo te mire shendetesore ne Spitalin e Traumes nje 26 vjecar i cili ka shkuar me plage ne koke pas nje sherri te ndodhur ne Durres.

Policia ne nje sqarim per mediat beri me dije se sot, më datë 07.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi O.D., 25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Kjo pasi për motive të dobëta ka plagosur në kokë me mjet prerës (gërshërë), shtetasin E. I., 26 vjeç, banues në fshatin Rinia.

Ky i fundit sipas policise, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular