BallinaKryesoreNdërhyrja amerikane që po shpëton Ballkanin

Ndërhyrja amerikane që po shpëton Ballkanin

spot_img
spot_img

Nga Red Varaku

Sa herë që vëmendja e Perëndimit largohet nga Ballkani, kemi gjithmonë një rritje të rolit të Beogradit në rajon, thënë ndryshe një rritje të influencës ruse në Ballkan. Si pasojë, në të gjithë rajonin kemi një përkeqësim të ekonomisë dhe një rrëshqitje totale drejt autoritarizmit si dhe asgjësim të vlerave demokratike, që më pas degradojnë në vatra konfliktesh dhe destabiliteti ,korrupsioni kapilar, kriza ekonomike dhe rritje te emigracionit.

Por, shqetësimi që mbërriti në Washington kësaj rradhe nuk lidhej vetëm me prezencën e rritur ruse, por edhe investimet e rrezikshme kineze në Serbi, Bosnjë dhe në Malin e Zi . Rikthimi i idesë së Moskës dhe Pekinit për një Jugosllavi të Re , e alarmoi seriozisht Departamentin e Shtetit , i cili menjëherë, si asnjëherë tjetër, me një urgjencë të padëgjuar, ndërmori disa hapa që konsiderohen radikale në diplomaci.

Shkarkimi i Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Bolton, një filorus dhe mbështetës i i hapur i ndarjes së Kosovës, emërimi i z. Palmer si i dërguar special i SHBA-ve për Ballkanin, mandatimi i ambasadorit amerikan në Berlin z. Grennell si përfaqësues special i Presidentit Trump për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, turi i jashtëzakonshëm i Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Ballkan, dëshmojnë vëmendjen e jashtëzakonshme, që SHBA-të kanë vendosur të kenë në rajon.

Sigurisht, që kjo ndërhyrje ishte pasojë e rrezikut të shndërrimit të Ballkanit në një arenë të re përplasjesh interesash gjeopolitike ndërmjet Perëndimit (SHBA dhe BE ) dhe Lindjes ( Rusi, Kinë).

Nevoja për një ndërhyrje radikale ishte pasojë influencës në rritje të Moskës në Ballkan, sidomos pas krizës në Ukrahinë në 2014, sigurisht nëpërmjet vëllait të saj të vogël Serbisë. Ndërsa prezenca ekonomike kineze, në Serbi , Bosnjë dhe në Malin e Zi , e cila bëhet me qëllim zgjerimin e projektit të saj ekonomik konkurues me Europën pikërisht në Ballkan, po bëhej jo vetëm shumë shqetësuese, por rrezikonte ta kthente rajonin në një treg privat të Kinës mu në derë të Europës.

Nëse do të lejohej dhe nuk do të ndërhyej në kohë, situata mund të përkeqësohej deri në pikën që mund të kthehej në një arenë të re përplasjesh mbase jo deri ushtarake si në Siri , por që mund ta fusnin rajonin në një paralizë totale, që do të thotë në vatër lehtësisht të destabilizueshme shumë pranë Europës, gjë të cilës Europa i druhet shumë .

Jo rastësisht ndërhyrja filloi në Kosovë, me largimin e establishmentit të vjetër politik, në shtetin më të ri në Ballkan por njëkohësisht edhe më të rrezikuar, sepse ishte pikërisht në Kosovë ku kishte filluar të ngrinte kokë edhe ideja e shkëmbimit të territoreve, e cila në fakt nuk ishte tjetër vetëm se një ide ruse, dhe implementimi i saj nuk do të ishte tjetër, vetëm se një rimarrje e drejtimit të rajonit nga Moska nëpërmjet Beogradit.

Në mënyrë që problemi të konsiderohet i zgjidhur, ndërhyrja pritet të zgjerohet edhe në Shqipëri, me largimin e Edi Ramës, mikut personal të presidentit serb Vuçiç, një politikan i korruptuar që ka bërë gjithçka për ta mbajtur Shqipërinë jashtë Europës dhe ka treguar një vasalitet të plotë ndaj Serbisë ( Rusisë)duke shantazhuar shpesh Europën dhe Perëndimin me idenë e krijimit të Jugosllavisë së Re dhe me kthimin e timonit nga Lindja.

Me eliminimin dhe pastrimin e metastazave të kancerit pro-rus nga trojet shqiptare, që përfaqësohet nga aleanca Thaçi-Rama, SHBA-të kanë për qëllim rikthimin e ekuilibrave gjeopolitikë në Ballkan, ku kombi shqiptar të rimarrë rolin që i takon si një faktor i fortë paqeje dhe stabiliteti, si një aleat i padiskutueshëm i forcave euroatlantike dhe besnik i vlerave perëndimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular