BallinaSportHistori suksesi/Basketbollisti shqiptar, liçensohet në SHBA si trajner në NCAA

Histori suksesi/Basketbollisti shqiptar, liçensohet në SHBA si trajner në NCAA

Të jesh profesionist nuk ka rëndësi ku ndodhesh, aty ku do të spikasësh dhe shkëlqimi yt do te behet evident pas një mundi të madh, sigurisht qe do të vlerësohet.

Më e rëndëssishme është të spikasësh dhe vlerësohesh aty ky gara profesionale është edhe më e madhe si pasojë e numrit të madh të konkurruesve apo dhe popullësisë. Me e vështirë por jo e pamundur është për ata të cilët njihen si “emigrantë”.

Por nëse punon, nëse prodhon në profesion tënd mundi shpërblehet. Rasti është të flasim për një të ri i cili sapo u nderua nga “USA Basketball” me licensën “Gold Coach License “ si trajner me të drejtë për të drejtuar në NCAA, kampionatin amerikan te kolegjeve i cili është kampionati më I ndjekur në Amerikë dhe furnizuesi kryesor me lojtarë e talente i NBA dhe i ligave më cilësore në Europe e në të gjithë botën.

Ai është Gledis Muhametaj, një sportist profesionist mbërritur në tokën amerikane nga Shqipëria vonë, një lojtar që ka spikatur me lojën e tij në Shqipëri. Nuk ka se si të ndodh ndryshe, ku Gledis është djali i Adem Muhametajt një lojtari dhe trajneri Big për Basketbollin shqiptar. Lajmin e licensimit e jep vet Gledis Muhametaj ne rrjetin social FB.

Ja statusi I Gledis Muhametajt ne FB

NJË NGA ËNDRRAT MË TË MËDHA , REALITET !

I lumtur dhe krenar që pas një këmbëngulje dhe përkushtimi të gjatë u nderova nga “USA Basketball” me licensën “Gold Coach License “ si trajner me të drejtë për të drejtuar në NCAA, kampionatin amerikan te kolegjeve i cili është kampionati më I ndjekur në Amerikë dhe furnizuesi kryesor me lojtarë e talente i NBA dhe i ligave më cilësore në Europe e në të gjithë botën.
Shumë studime , kërkime , klinika , trajnime që për mua sinqerisht ishin eksperincë e jashtëzakonshme . Emocion i papërshkrueshëm të jesh pjesmarrës në klinika me trajnerët më të dëgjuar të botës, dhe unë, si i vetmi shqiptar ndonjëherë , edhe pse në moshë kaq të re , të vlerësohem maksimalisht nga ata me licensën e nivelit më të lartë të trajnimit botëror.
Falenderim i madh për familjen time e cila ka qënë gjithshka për mua në këtë rrugë.
Falenderoj FSHB prej nga unë kam fillimet e mia si lojtar dhe trajner.
Falenderime shumë te mëdha për të gjithë njerëzit që më mbeshtetën në rrugën time shumëvjecare sportive për të arritur deri në marrjen e licensës “Gold Coach License”.
Falenderime maximale për Coach Tucker , për mundesinë që më krijoj për të trajnuar “ZO ELITE NY” prej një viti .
Faleminderit #USABYOUTH për besimin . Është nder dhe privilegj për mua të zotëroj të njëjtën licensë si trajnerët më të mëdhenj të kolegjeve .
Sinqerisht ,
Gledi !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular