BallinaKronikeSi i shfrytëzojnë shqiptarët aeroportet italiane për të shkuar në Britani dhe...

Si i shfrytëzojnë shqiptarët aeroportet italiane për të shkuar në Britani dhe Irlandë

Tetë shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia kufitare italiane teksa donin të fluturonin nga aeroporti Malpensa për në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada. Arrestimet u kryen gjatë fundjavës.

Metoda e ndjekur prej tyre ishte e njëjta. Kur mbërritën në Itali treguan pasaportën shqiptare, ndërsa kur u përpoqën të fluturonin drejt Londrës dhe Dublinit treguan dokumente false.

Gjithashtu, në fundjavë, edhe 3 të huaj, një kinez, një algjerian dhe një shqiptar, të kapur me dokumente false, po hetohen në gjendje të lirë.

Aktiviteti i zbatimit të ligjit çoi në sekuestrimin e 12 dokumenteve, përfshirë 5 pasaporta të falsifikuara nga vendet për të cilat nuk kërkohet vizë, 5 karta identiteti nga vende të ndryshme të Evropës, një vizë britanike dhe një leje qëndrimi belge.

Për më tepër, 19 shtetas të huaj u refuzuan në kufi dhe u rikthyen në vendet e origjinës, pasi u zbulua se nuk mund të hynin në vendet e zonës Shengen, si pjesë e kontrolleve të kryera në rreshtin e parë dhe të dytë nga personeli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular